Protestuesit gjermanë të klimës hoqën majën e pemës së Krishtlindjes në Portën e Brandenburgut të Berlinit të mërkurën, në një demonstratë kundër karburanteve fosile. Grupi përgjegjës ka udhëhequr një fushatë disamujore të ndërprerjes së trafikut dhe vandalizmit.
Anëtarët e grupit Letzte Generation (Brezi i Fundit) përdorën një vinç për të arritur majën e pemës, përpara se të prisnin dy metra nga bredhi gjigant Nordmann me një sharrë dore. Nga platforma ata varën një pankartë ku shkruhej ‘kjo është vetëm maja e pemës së Krishtlindjes’.
“Deri më tani ne kemi parë vetëm majën e katastrofës në Gjermani,” tha aktivistja Lilli Gomez, sipas një njoftimi për shtyp nga Letzte Generation.
“Nuk mund të ketë Krishtlindje paqësore kur njerëzit kanë frikë për jetën e tyre”, shkroi organizata më vonë në Twitter.
Dy kërkesat e grupit janë që qeveria gjermane të ulë kufirin kombëtar të shpejtësisë në 100 km / orë dhe të ofrojë transport publik të subvencionuar. Ata argumentojnë se të dyja këto masa do zvogëlonin emetimet e karbonit dhe do ngadalësonin ngrohjen globale.
Për ta arritur këtë, anëtarët e Letzte Generation e kanë kaluar vitin duke bllokuar autostradat dhe rrugët e qytetit, duke ndërprerë ndeshjet sportive dhe duke vandalizuar vepra arti në muze dhe galeri. Në fillim të këtij muaji, policia në qytetin e Mainz-it iu desh të përdorte një çekiç për të larguar një aktivist i cili ngjit dorën në asphalt.
Aktivistja që preu majën e pemës u arrestua dhe u lirua dhe po hetohet për dëmtim prone.
Letzte Generation është një grup simotër i Just Stop Oil, anëtarët e të cilit kanë fituar famë duke vandalizuar veprat e artit dhe duke bllokuar trafikun në Britani në muajt e fundit.
Të dyja organizatat financohen nga Fondi i Emergjencës Klimatike, një fondacion i nisur nga trashëgimtarja miliardere e naftës Aileen Getty dhe e drejtuar nga Trevor Neilson, një investitor me lidhje me Bill Gates dhe George Soros.