Vendosni fjalën kyçe....

Bardhi: Rama u shpërfytyrua pasi shqetësimi për joshje dhe shantazh ndaj deputetëve ishte i vërtetë


Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar pas përplasjeve që pati në Kuvend me Kryeministrin Edi Rama.

Bardhi shkruan se shqetësimi i ngritur prej tij në Parlament ishte serioz dhe i vërtetë “prandaj solli shpërfytërimin e Kryeministrit”.

Bardhi thotë se është fakt që oligarkë dhe të fortë kanë tentuar të joshin dhe më pas shantazhuar deputetë për të siguruar vota me qëllimin votimin e Dvoranit si Gjykatës të Kushtetueses.

Shqetësimi që ngrita sot në Parlament është shume serioz. Dhe për shkak se është i vërtetë kjo solli shpërfytyrimin e Kryeministrit, i cili prej denoncimit që bëra, kaloi ne një gjendje rrobotike, ku vetëm nxirrte fyerje teksa hapte e mbyllte shishen e ujit pavetëdijshëm.

Fakti është se oligarkët e tij, dhe të fortët që ka nën hyqëm, kane tentuar fillimisht të joshin, më pas të shantazhojne deputetë e deputete për të siguruar vota për të dërguar Dvoranin në Kushtetuese. Kjo është shumë e rendë. Tregon gjendjen e shtetit dhe demokracisë kur po hyjmë në vitin e 10 të qeverisjes së Ramës.

Çfarë bënte më shumë Cosa Nostra në Itali. Ja këtë bënte. Caktonte gjykatësit e zyrtarët e lartë përmes lidhjeve politike e presionit.

Kjo është drama e këtij vendi, jo fyerjet e Ramës, apo përjashtimi im nga seanca.

Dhe, me thoni ju, si mund t’i drejtohem ndryshe, përveçse mafioz, kur ai vetë është në dijeni të plotë të këtij operacioni. Madje, bëhet nën kujdesin e posaçëm të Kryeministrit, siç ai ka qef ti emërtojë eventet”-shkruan Bardhi.