Vendosni fjalën kyçe....

Berisha akuza Ramës, shigjeton SPAK-un: Amant Josifin e përcolli Olsi në Dubai. SKAP-i i partisë s’guxon të bllokojë inceneratorin


Kreu i PD-së Berisha akuzoi kryeministrin Rama se qeveria e tij ka vjedhur 122 miliardë lekë në nëntë muajt e parë të vitit ndërsa shigjetoi edhe SPAK-un duke e emërtuar si SKAP-i i partisë që nuk bllokon inceneratorin e Tiranës.

Sipas Berishës, Amant Josifin, i kërkuari i drejtësisë është përcjellë për në Dubai nga vëllai i kryeministrit, Olsi Rama.

“Keni vjedhur 122 miliardë lekë, keni vjedhur 30% më shumë se të gjitha rrogat që merren në Republikën e Shqipërisë, keni vjedhur më shumë se të gjitha pensionet. Kjo vjedhje është vetëm për 9 muajt e parë të 2022, nuk është për gjithë vitin. Keni vjedhur sepse 30% të tenderave i keni dhënë atij që keni dashur, pa garë. Ku janë këta hajdutët që i ikin (i drejtohet ministrave). Kush ndërton rrugën me 24 milionë euro km?

Kush shet energjinë me 40 euro dhe e riblen me 150 euro? Keni vjedhur sepse në një rast unik në botë, një kompani të cilës i janë arrestuar dhjetra hajdutë, vazhdon të marrë çdo ditë 300 mijë euro, vetëm e vetëm se është kompania e Edi Ramës. SKAP i Partisë nuk guxon ta bllokojë, nuk guxon ta konfiskojë, nuk guxon të ndërpresë vjedhjen e përditshme të klanit të tij me djegësat. Armand Josifi bën kërdinë në Spanjë dhe Itali, Olsi Rama e përcolli në Dubai. Genti Xhixhon e përcolli Olsi Rama në Kubë me makinën e tij. Këta nuk ngopen me asgjë.” – tha Berisha.