Vendosni fjalën kyçe....

Debate në Kuvend/ Ibrahimaj: Inflacionin e shkaktoi Putini, jo socialistët. Bardhi: Shërbëtore e oligarkëve


Me debate është shoqëruar seanca e sotme në Kuvend teksa deputetët e opozitës e kanë akuzuar ministren e Financave Ibrahimaj si shërbëtore të oligarkëve.

Ibrahimaj tha se Shqipëria është ndër vendet me inflacionin më të ulët në rajon dhe se kjo falë masave të qeverisë dhe se inflacioni në vend është për shkak të rritjes së çmimeve që kanë ardhur si pasojë e luftës së Rusisë në Ukrainë.

Menjëherë nga vendi u ngrit deputeti demokrat Bardhi i cili iu drejtua ministres duke akuzuar si shërbëtore të oligarkëve.

“Opozita e vulës dhe të shpikë terminologji që as janë parë dhe as janë dëgjuar as në Shqipëri askund. Të shpikë shprehjen ‘inflacioni socialist’ kjo nuk është parë dhe nuk është dëgjuar. U desh që të ngrihet zëri i opozitës dhe të flasë për inflacionin, që nëpër botë e quajnë të Putinit, të përmendet si inflacioni socialist. Në cilën botë jetoni ju, cilin realitet i servirni shqiptarëve. Inflacioni është i Putinit, nuk është i socialistëve. Kemi bërë dy rishikime buxheti dhe kanë qenë me qëllim të mbështetjes së shtresave në nevojë. Shifrat tregojnë që kemi rritje të konsumit gjatë 6 mujorit të parë, do vazhdojmë të kemi rritje edhe gjatë fundit të vitit. Jeni mësuar të bëni shpifje dhe me rritjen dhe me nismat e qeverisë. Ju jeni zi dhe shihni vetën terr dhe zi”, tha Ibrahimaj.

“E kujt është shtëpia që jeton ti? Ku ishe më parë. E kujt është shtëpia që jeton zotërote. Shërbëtore e oligarkëve.” – tha Bardhi.