Një aksident pune është regjistruar mbrëmjen e kësaj të enjteje në një kantier ndërtimi në Dhërmi, ku një 44-vjeçar ka mbetur i plagosur.
I plagosur ka mbetur shtetasi E.S i cili është dëmtuar nga vinçi, raporton Shqiptarja.com.
Ai është dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranë dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Autoritetet zyrtare ende nuk kanë dhënë detaje mbi rrethanat në të cilat ka ndodhur aksidenti.