Vendosni fjalën kyçe....

Dyshohet se spiunonte për Rusinë, arrestohet punonjësi i inteligjencës gjermane


Prokurorët federalë të Gjermanisë kanë arrestuar një punonjës të shërbimit të inteligjencës së jashtme (BND) me dyshimin se ka spiunuar për Rusinë.

Kreu i BND-së, Bruno Kahl tha se diskrecioni ishte thelbësor, pasi çdo detaj i hetimit që u bë publik mund t’i jepte “kundërshtarit një avantazh në qëllimin e tij për të dëmtuar Gjermaninë”.

“Me Rusinë kemi të bëjmë me një aktor ku duhet të llogarisim pamëshirshmërinë dhe gatishmërinë e saj për të qenë të dhunshëm”, tha ai.