Vendosni fjalën kyçe....

Gazment Bardhi: Po kërkoni votim të fshehtë për anëtarin e Gjykatës Kushtetuese, na sqaroni pse ky akt mafioz

Debate në Kuvend lidhur me votimin e anëtarit të ri të Gjykatës Kushtetuese.

Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi tha se gjatë seancës është kërkuar të bëhet një votim i fshehtë me kuti për anëtarin e Gjykatës Kushtetuese dhe për kreun e Avokatit të Popullit.

Por sipas Bardhit, kjo është një formë mafioze dhe korruptive pasi s’mundet të votohet në fshehtësi për anëtarin e Gjykatës Kushtetuese.

 “Sapo jemi informuar nga sekretariati i votimeve mbi procesin e votimit për anëtarin e Gjykatës Kushtetuese. Grupi juaj parlamentar, sipas një skenari të njohur nga grupi parlamentar i PD, ka propozuar që të bëhet një votim i fshehtë me 4 fletë votimi. Ne e dimë arsyen pse po propozoni një proces të tillë kaotik votimi, për dy nga institucionet më të rëndësishme, siç është Gjykatës Kushtetuese dhe Avokati i popullit. Kërkoj që si drejtuese, në efekt të vendimmarrjes së grupit tonë parlamentar, nëse ky informacion është apo jo i vërtetë. Shndërrimi i procesit të përzgjedhjes së anëtarit të Gjykatës Kushtetuese në një proces mafioz dhe korruptiv në Parlament, është akti më i rëndë. Çdo tentativë e juaja për të imponuar me forma duke lënë gjurmë se çfarë jeni duke bërë dhe në mënyrë antikushtetuese, do dështojë. Thirrja ime është tërhiquni sa nuk është vonë.

Na sqaroni për procedurat, që ne të kemi mundësi të paraqesim kërkesa proceduriale. Shndërrimi i procesit të përzgjedhjes së Gjykatës Kushtetuese në një proces mafioz, korruptiv, është akti më i rëndë që i ka ndodhur parlamentarizmit në këto vite.”– tha Bardhi.