Vendosni fjalën kyçe....

“Je palaço cirku” – Grupi i PD-së kërkon masë disiplinore ndaj Ramës pas sherrit me Bardhin


Pas debatit të ashpër mes deputetit Gazment Bardhi dhe kryeministrit Edi Rama, një grup deputetësh të PD-së kanë kërkuar përjashtimin e kreut të qeverisë.

Grupi i deputetëve ka kërkuar masë disiplinore ndaj kryeministrit për sjelljen e tij jo etike të përdorur në seancën e sotme në Kuvend.

 Në shkresë deputetët përmendin fyerjet e përdorura nga Rama për deputetin si “Palaço , ordiner”.

Sipas tyre, gjuha e përdorur nga Rama është në kundërshtim me rregulloren e Kuvendit, ndaj kërkuan përjashtimin për 10 ditë të tij nga punët e Kuvendit.

Debati mes Ramës e Bardhit nisi për procesin për zgjedhjen e anëtarit të ri të Gjykatës Kushtetuese dhe të Avokatit të Popullit.

Bardhi ka akuzuar maxhorancën se ka angazhuar oligarkë dhe mafiozë për të grumbulluar vota për Ardian Dvoranin. Pas debateve, drejtuesja e seancës Ermonela Felaj e përjashtoi Bardhin nga seanca plenare.

Pjesë nga debati:

Bardhi: Po ta përsëris, ndoshta e kanë bërë pa dijeninë tënde, por unë besoj se është bërë me dijeninë tënde, drejtuesit më të lartë të grupit tënd parlamentar, jo vetëm kanë kërkuar votë për Ardian Dvoranin, por kanë angazhuar mafiozë, oligarkë.

Rama: Fol me emra, s’ke turp

Bardhi: Samir Mane, shoku jot.

Rama: Ky person këtu është çuar dhe është intimiduar nga filani, lëri emrat këtu shokët e mi.

Bardhi: Jep llogari se ke angazhuar oligarkët

Rama: Të çohet personi e të thotë më ka intimiduar filani

Bardhi: I ke çuar ti

Rama: Një çetë shpifësish, i paskam kam çuar unë se e ke bindjen ti

Bardhi: Je çu ti, për ta shndërruar Gjykatën Kushtetuese në seksion të PS-së

Rama: Për çfarë të përgjigjem ty mor palaço cirku. Je në gjendje t’i ofrosh zërin dhe fytyrën një cirku fantazish.

Përplasja mes Ramës e Bardhit ka vijuar edhe për disa minuta, por regjia e Kuvendit ka vendosur që të censurojë audion e seancës plenare edhe pse seanca nuk ishte ndërprerë.