Jep dorëheqjen drejtoresha e Kadastrës në Durrës, Risena Xhaja. Kështu raporton sot televizioni “News24”.
Ende nuk dihen arsyet përse ajo ka marrë këtë vendim.
Risena Xhaja mori drejtimin e Kadastrës Durrës një vit më parë si drejtoreshë e komanduar, pas dorëheqjes asokohe të Rajmonda Dashit.
Dorëheqja e Dashit u kërkua asokohe nga Drejtori i Përgjithshëm i Kadastrës, Artan Lame. Në atë kohë Risena Xhaja, mbante postin e zv.drejtoreshës. Ajo duhej të mbante postin si drejtoreshë e Kadastrës së Durrësit deri në kryerjen e procedurave të konkurrimit dhe zgjedhjen e një drejtori tjetër.