Kryeministri i Greqisë Mitsotakis ka ardhur në Shqipëri për një vizitë zyrtare.
Ai mbërriti me helikopter rreth orës 9 e 30 të mëngjesit ndërsa ndalesën e parë e bëri në Himarë, ku vizioi shkollën greke.
Kryeministri grek do takohet me minoritetin grek në zonë si dhe do vizitojë kishën për t’u ndalur më pas në zyrat e Omonias në Himarë.
Mitsotakis do vizitojë Livadhjan e Derviçanin më pas do takojë kryeministrin Rama.