Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka vizituar fshatin Derviçan të Dropullit gjatë vizitës së tij në jug të Shqipërisë.
Ai shoqërohej në këtë vizitë nga kryeministri shqiptar Edi Rama, i cili gjithashtu mbajti një fjalim.
“Ju kisha premtuar që do e sillja këtu të birin e të atit e ja ku e keni”- u tha Rama banorëve për Mitsotakis.
Kryeministri Rama e ka cilësuar minoritetin grek si urë të pazëvendësueshme të lidhjes mes Shqipërisë dhe Greqisë.
Rama tha se Mitsotakis duhet ta kishte zhvilluar vizitën që me datë 7 dhjetor, por moti ishte i keq. Ai bëri batuta me banorët e Derviçanit duke thënë se të gjithë banorët mund të jenë lutur për diellin e bukur që është sot.
Fjala e Ramës:
Ju kisha premtuar që do e sillja këtu të birin e të atit e ja ku e keni. Vërtet prekëse dhe për mua që nuk jam pjesë e minoritetit që të jem sot këtu pas thuajse 30 vitesh që i pari dhe i fundit kryeministër i Greqisë ndaloi për të përshëndetur vëllezërit e motrat në minoritet, i ndjeri babai i kryeministrit aktual, i cili me shumë kënaqësi, e ka pritur këtë ftesë.
Duhet të vinim të nesërmen e datës 6 kur kishim samitin e BE dhe Ballkanit Perëndimor në Tiranë por moti ishte jashtëzakonisht i keq dhe u detyruam ta shtyjmë. Por dhe më mirë akoma se nuk besoj se ka një ditë më të bukur se sa në një vigjilje Krishtlindjesh.
Dua të falënderoj të gjithë banroët e Dervicanit por mbi të gjitha kryetarin e Bashkisë që ka siguruar bashkë me ju se dini si e keni reaizuar që të jetë ky diell kaq i bukur por me siguri me lutje e këmbëngulje. Faleminderit për këtë mikpritje fantastike.
Kjo është e gjitha për kryeministrin, por unë nuk kam pse mos përfitoj nga rasti dhe ta shijoj dhe unë këtë pamje kaq të bukur të të gjithëve ju të mbeldhur në këtë shesh për ti dëshmuar kryeministrit të gjithë bukurinë e mirëseardhjes e për të celebruar këtë moment.
Për ne minoriteti është një urë e pazëvendësueshme e lidhjes së pazgjidhshme mes dy vendeve tona dhe me shumë mirënjohje dua të përshëndes të gjithë ata qytetarë si ju të RSH me kombësi greke qëi i kanë dhënë shumë vendit dhe që falë lirisë e hapjes së kufijve, pas një periudhe të gjatë izolimi mund të lëvizin lirisht mes kësaj ane dhe asaj ane të kufirit.
Më vjen mirë që përfaqësuesit e këtij komuniteti në sipërmarrjen shqiptare janë nga më të rëndësishmit në ekonominë tonë.
Me vjen mirë që nga ky komunitet ka artistë që aktivitetin e tyre e zhvillojnë në Janinë por që janë të pandarë nga kjo zonë.
Më vjen mirë që kemi dhe djallin vetë Pirro Dhimën mes nesh, ku je Pirro? S’kanë lënë gjë pa i thënë por cfarë nuk të vret të forcon e unë si tradhtar profesionist të përshëndes.
Sot kjo është dita jote i dashur Kiriakos e me shumë respekt e dashuri unë po bëj dhe në një farë mënyrë organizatorin e lëvizjeve të fotografive se është vërtet nder të të mikpresim këtu e fjala është për ty. Se asnjë herë nuk janë mbledhur kaq shumë për mua. Një gjë të përbashkët e kemi që të konsiderojmë njësoj mik e vëlla këtu në tokën tonë.