Vendosni fjalën kyçe....

Regjimi taleban arreston 5 gra në Kabul, në përpjekje për të shtypur protestën kundër ndalimit të arsimimit të vajzave


Talebanët kanë arrestuar pesë gra që merrnin pjesë në një protestë në kryeqytetin afgan, Kabul, kundër ndalimit të vajzave për të ndjekur universitetet.

Janë arrestuar edhe tre gazetarë. Protesta mësohet se janë zhvilluar edhe në provincën Takhar.

Gardianët ndaluan qindra gra të hynin në universitete të mërkurën – një ditë pas shpalljes së ndalimit.

Kjo është politika e fundit që kufizon arsimimin e grave që kur talebanët u kthyen në pushtet vitin e kaluar.

Vajzat tashmë janë përjashtuar nga shumica e shkollave të mesme.

Ndalimi i ri u zbatua me efekt të menjëhershëm nga ministri i arsimit të lartë të martën, me urdhër të universiteteve publike dhe private që të ndalojnë gratë të arsimohen.

Ministria e Arsimit tha se studiuesit e saj kishin vlerësuar kurrikulën dhe mjedisin universitar dhe frekuentimi për vajzat do të pezullohej derisa të sigurohej “një mjedis i përshtatshëm”.

Më vonë, ministrja talebane e arsimit të lartë, Neda Mohammad Nadeem, tha në televizionin shtetëror se gratë u ndaluan nga universiteti për shkak të mosrespektimit të kodit të veshjes.