Prokuroria e Lushnjës ka sekuestruar pasuritë e tre personave, në kuadër të hetimit ndaj tyre pasi sipas saj janë vënë përmes veprimtarive të paligjshme.
Personat të cilëve janë sekuestruar pasuri të ndryshme janë Julian Sula, Demir.Liçka e Fatmir Abdurrahmani.
Atyre u janë sekuestrua makina, dyqane, apartamente, garazhe, sipërfaqe toke e vlera të ndryshme monetare.
Julian Sula ose siç njihet ndryshe me nofkën ‘Juli i Pashakos’ është emër i njohur për drejtësinë. Në vitin 2019 ai ishte nën hetim për vrasjen e Zamir Latifit në vitin 2017, ku shënjestër e atentatit ishte nipi i Aldo Bares, Xhulio Kurti. Atij iu sekuestruan pasuri edhe në vitin 2019 pasi 42-vjeçari ishte asokohe i dyshuari kryesor për vrasjen e Besnik Hidës më 1 tetor.
Sula njihet si rival i Aldo Bares, pasi është një nga personat e shoqëruar si të dyshuar për masakrën e Lushnjës në vitin 2018, ku mbetën të vrarë dy persona, miq të nipit të Bares, por asokohe Sula u la i lirë për mungesë provash.
Njoftimi
1. Në kuadër të zbatimit të ligjit Nr.10192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, ndryshuar, dhe synimit për të goditur pasuritë apo asetet e paligjshme që zotërohen/posedohen nga subjekte në fushën e veprimit të këtij ligji, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë ka regjistruar disa procedime pasurore të cilat kanë konkluduar me konfiskimin e pasurive të ndryshme.
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë ka regjistruar procedimin pasuror Nr.1, të vitit 2021, ndaj subjektit J.S. Pas hetimeve të kryera për këtë procedim pasuror, mbi bazën e kërkesës së prokurorisë, me vendimin Nr. 224, date 17.11.2022 u vendos:
-Konfiskimi i pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme në zotërim të shtetasit J.S, të përshkruara si më poshtë vijon:
-Shuma monetare prej 70.060 Euro në zotërim të shtetasit J.S.;
-Pasuria e luajtshme automjet tip “Porsche Cayanne”, në zotërim të shtetasit J.S.;
Apartament “Ap. C kati i IV” me sipërfaqe 110,2 m2, në objektin e ndodhur në lagjen nr. 2, Rruga “Vasil Kuqi”, zk 8513.
2. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë. ka regjistruar procedimin pasuror Nr.2, të vitit 2021, ndaj subjektit D.L. Pas hetimeve të kryera për këtë procedim pasuror, mbi bazën e kërkesës së prokurorisë, me vendimin Nr.221, datë 09.11.2022 u vendos masë parandaluese pasurore, konfiskimi i pasurive të luajtshme dhe paluajtshme në zotërim të shtetasit D.L, të përshkruara si më poshtë vijon:
-Objekti 1-kat, me funksion lokal, me sipërfaqe ndërtimore 180m² dhe sipërfaqe parcele ndërtimore prej 1050,4m2, të ndodhur në Lagjen “18 Tetor”, qyteti Lushnjë;
-Automjet tip “Volksëagen Passat” me shasi “EVEZZZ3CZ6E124723”, në pronësi të shtetasit D.L.
3. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë ka regjistruar procedimin pasuror Nr.3, të vitit 2021, ndaj subjektit D.L. Pas hetimeve të kryera për këtë procedim pasuror, mbi bazën e kërkesës së prokurorisë, me vendimin Nr.231, datë 24.11.2022, u vendos:
Konfiskimi i pasurive në zotërim të shtetasit F.A., të sekuestruara sipas vendimit gjyqësor të datës 28.11.2021 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lushnjë, si më poshtë:
-Pasuria Nr.22/314-N14, z.k.8571, Lushnje, me sipërfaqe 184.11 m2, e llojit “njësi shërbimi”;
-Pasuria Nr.22/314-N15, z.k.8571, Lushnje, me sipërfaqe 54.9 m2, e llojit “njësi shërbimi”;
-Pasuria Nr.18/199+2-89, z.k.8571, Lushnjë, me sipërfaqe 130.58m2, e llojit “apartament”;
-Pasuria Nr.22/314-G, z.k.8571, Lushnje, me sipërfaqe 107.95 m2, e llojit “garazhd”;
-Lokal shërbimi me sipërfaqe 64,8 m2-Aksi (E-II) (6-7);
-Apartament me nr.3, kati IV, kuota 18.63, me sipërfaqe 78.49m2 i porositur me kontratën noteriale të sipërmarrjes për prenotim apartamenti me Nr.178 Rep, Nr.111;
-Pasuria Nr.22/314-N13, z.k.8571, Lushnje, me sipërfaqe 27.03 m2, e llojit “njësi shërbimi”, sipas nenit 12/a/1 të ligjit nr.10192 datë 03.12.2009.
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, në zbatim të prioriteve për konfiskimin e çdo pasurie që buron nga veprimtaria e paligjshme sipas parashikimeve të ligjit “Antimafia”, vazhdon hetimet me qëllim identifikimin e pasurive të tjera mbi të cilat mund të procedohet sipas parashikimeve të këtij ligji.