Ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës 17-vjeçari i cili u përplas dje me makinë nga ish-kryebashkiaku i Himarës, Vasi Bollano.
Aksidenti ndodhi në Llogara rreth orës 17:00 ku Bollano teksa drejtonte mjetin tip ‘Mercedes-Benz’ përplasi të miturin me iniciale E.H.
I mituri u dërgua fillimisht në spitalin e Himarës ku ra në gjendje kome ndërsa më pas u soll menjëherë në spitalin e Traumës në Tiranë ku ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra.
Bollano ka deklaruar se viktima i ka dalë befas para makinës. Pas ngjarjes policia ka shoqëruar në komisariat Bollanon për t’u pyetur mbi aksidentin.