Vendosni fjalën kyçe....

FBI akuzon ‘teoricienët e konspiracionit’ se po përdorin ‘Dosjet Twitter’ për të diskretituar agjencinë


Korrespondenca mes stafit të FBI-së dhe Twitter-it që zbulon se si agjencia i bëri presion platformës për të shtypur narrativa të caktuara nuk është dëshmi e keqbërjes, tha Byroja në një deklaratë duke fajësuar ‘teoricienët e konspiracionit’ për paraqitjen e veprimtarisë së saj si të keqe.

Mesazhet e dërguara gazetarëve nga shefi i Twitter, Elon Musk, gjatë dy javëve të fundit ‘tregojnë asgjë më shumë se shembuj të traditës sonë, angazhimeve të gjata dhe të vazhdueshme të qeverisë federale dhe sektorit privat’, thuhet në deklaratën e FBI-së.

“Është për të ardhur keq që teoricienët e konspiracionit dhe të tjerët po ushqejnë keqinformimin e publikut amerikan me qëllimin e vetëm për të tentuar të diskreditojnë agjencinë,” përfundon deklarata, duke u kujtuar kritikëve të saj se ‘burrat dhe gratë e FBI-së punojnë çdo ditë për të mbrojtur amerikanët’.

Mesazhet që duket se tregojnë agjentët e FBI-së që i bëjnë presion stafit të Twitter-it për të censuruar histori legjitime si ‘laptopi i Hunter Biden’ janë në fakt një ndihmë që agjencia i dha sektorit privat për të mbrojtur veten e klientët e tij, argumentoi Byroja.

Në mesazhet e publikuara si pjesë e Dosjeve në Twitter, stafi vazhdimisht thekson se nuk ka ‘asnjë provë’ për të vërtetuar pretendimet e FBI-së për dezinformim të huaj dhe shprehin siklet me ndërhyrjen e byrosë.

Ish-drejtori i politikave të Twitter-it vuri re një ‘përpjekje të qëndrueshme nga komuniteti i inteligjencës për ta shtyrë Twitter-in të ndajë më shumë informacion kundër politikave të veta, ndërsa FBI përfundimisht i pagoi Twitter më shumë se 3.5 milionë dollarë për t’i dhënë përparësi censures.