Sekretari i Përgjithshëm Damian Gjiknuri tha gjatë një konference për gazetarët pse dështoi procesi dje në Parlament për zgjedhjen e Avokatit të Popullit.
Gjiknuri tha se maxhoranca nuk mund të votonte propozimet e opozitës për Avokatin e Popullit pasi konkretisht kandidati Ledio Braho ishte një person tepër i politizuar.
“Është një spekulim që ka pasur një pazar siç e quajtën disa apo ka pasur një përpjekje për të bërë këmbim të votave të Dvoranit dhe Brahon për mbështetje si avokat popullit. Kjo nuk është e vërtetë.
Unë në pozicionin tim në dijeninë që kam nuk kam pasur asnjë përpjekje të tillë.
Kur vjen puna te avokati i popullit, ai konsiderohet si një figurë konsensuale. U gjykua nga diskutimet që u bënë që emri në fjalë është shumë i politizuar dhe është një zgjatim i PD në gjithë aktivitetin e saj. Maxhoranca do të eksploroje të gjitha mundësitë që të ketë pëlqyeshmërinë e opozitës shqiptare. Duhet të gjej një emër që është i përshtatshëm, njësoj si për presidentin.
Është thjesht një përpjekje që bën palët rreth një emri që dështoi. Ne duhet të eksplorojmë rrugë të tjera që është i parapëlqyer nga PS. Qëndrimi është që personi në fjalë ka qenë i ekspozuar politikisht ka qenë një zgjatim juridik i PD dhe nuk mundet që institucioni i Avokatit të Popullit të kthehet në politik.”- tha Gjiknuri.
Ndërkohë i pyetur në lidhje me çështjen e patronazhistëve, Gjiknuri u shpreh se ato janë militante që punojnë me laps dhe me letër për të arritur objektivat e tyre.
“Patonazhistët, është thjeshtë një aktivist parti që punon me letër dhe me laps. Kur them me laps dhe me letër do të thotë që merre të dhënat me vullnet të lirë për qytetarët. Organizmi partiak e ka këtë avantazh PS, pasi punon ndër vite. Kjo është diferenca me PS. PS është parti e strukturuar. Kështu ka qenë e ndërtuar shoqëri shqiptare, e bazuar tek njerëz që kanë strukturë dhe punojnë për partinë. Nuk ka pse të mërzitet njeri nga militantët që punojnë me laps dhe letër. Ne punojmë me laps dhe me letër për të arritur objektivat. Këta mendojnë se ne do rrijmë 8 vite dhe i bie të ikim. Nuk ka asgjë të keqe tek ky sistem i partisë.”– u shpreh Gjiknuri.