Vendosni fjalën kyçe....

“Janë në tokën time” – Pranga 57-vjeçarit në Dibër, preu shtyllat e OSHEE-së


Një 57-vjeçar është arrestuar në Dibër pasi akuzohet për prerjen e gjashtë shtyllave prej druri të vendosura nga OSHEE-ja për të përcjellë energjinë elektrike për banorët e fshatit Borie-Lurë.

Dyleman Kaci ka deklaruar në polici se i ka prerë shtyllat pasi ishin vendosur në tokën e tij.

Pas verifikimit, policia njofton se toka ku ishin vënë shtyllat është ‘pronë shtet’ e Lurës, Bashkia Dibër.

Pas arrestimit personi në fjalë përballet me dy akuza penale si ‘shkatërrim prone me dashje’ e ‘vetëgjyqësi’.