Vendosni fjalën kyçe....

Klodian Tomorri: Nuk merren paratë aq kollaj nga bankat

Gazetari Klodian Tomorri ka reaguar lidhur me sulmin kibernetik ndaj Bankës Credins. Ai ka publikuar në “Facebook” një hartë ku tregohen sulmet kibernetike mbi bankat në botë, të cilat janë të përditshme.

Lidhur me panikun e krijuar në rrjet, Tomorri thotë se nuk ka vend për panik sepse paratë janë më të sigurta në banka se kudo tjetër.

“Praktikisht bankat sulmohen në të gjitha vendet e botës, cdo ditë nga hackerat. Por nuk ndodh që t’u merren paratë. Sepse po të ishte aq e lehtë, sot nuk do kishte më asnjë bankë në botë.

Shqipëria nuk bën përjashtim nga bota. Bankat shqiptarë janë sulmuar në të kaluarën dhe do të sulmohen edhe në të ardhmen, ndoshta edhe më shumë. Kjo histori është kudo tani.

Njerëzit kanë të drejtën e tyre të shqetësohen. Por paratë në bankë janë më të sigurta se kudo tjetër.

Ata që shtyjnë apo besojnë këto informacionet, që jo po janë zeruar llogaritë, jo po janë marrë paratë, krijojnë një panik totalisht të panevojshëm, i cili shkakton vetëm dëm dhe nuk i bën mirë askujt.”- thotë Tomorri.

Gazetari tregon se Banka Credins ka punuar që në ditën e parë të sulmit kibernetik dhe se njerëazit tashmë duhet të mësohen të dëgjojnë për më shumë sulme kibernetike ndaj bankave.

Ky reagim vjen pas panikut të krijuar në rrjet, lidhur me njoftimin e Bankës Credins se kishte rënë pre e një sulmi kibernetik. Banka njoftoi se paratë dhe asetet e klientëve ishin të sigurta dhe se stafet e teknologjisë së informacionit dhe sigurisë kishin ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm ligjorë.

REAGIMI I TOMORRIT

Nuk merren paratë aq kollaj nga bankat

Kjo është harta e sulmeve kibernetike mbi bankat. Praktikisht bankat sulmohen në të gjitha vendet e botës, çdo ditë nga hackerat. Por nuk ndodh që t’u merren paratë. Sepse po të ishte aq e lehtë, sot nuk do kishte më asnjë bankë në botë.

Shqipëria nuk bën përjashtim nga bota. Bankat shqiptarë janë sulmuar në të kaluarën dhe do të sulmohen edhe në të ardhmen, ndoshta edhe më shumë. Kjo histori është kudo tani.

Njerëzit kanë të drejtën e tyre të shqetësohen. Por paratë në bankë janë më të sigurta se kudo tjetër.

Ata që shtyjnë apo besojnë këto informacionet, që jo po janë zeruar llogaritë, jo po janë marrë paratë, krijojnë një panik totalisht të panevojshëm, i cili shkakton vetëm dëm dhe nuk i bën mirë askujt.

Edhe në sulmin e fundit ndaj Bankës Credins filluan të përhapnin nga këto lajmet kështu. Por Credins ka qenë në aktivitet të plotë që ditën e parë të sulmit.

Të gjitha atm-të dhe degët e bankës kanë qenë të hapura dhe kanë vazhduar aktivitetin në të gjithë Shqipërinë. Njerëzit kryejnë veprime normalisht në çdo degë, transferojnë para, bëjnë pagesa. A mundet dot një bankë të punojë nëse i kanë bërë dëm me të vërtetë me sulm kinernetik?

Bankat në Shqipëri përballuan pa asnjë problem panikun financiar të vitit 2008, kur u turrën njerëzit të tërhiqnin paratë masivisht. Do u dëmtokan nga sulmet kibernetike.

Do ketë më shumë sulme ndaj bankave në të ardhmen. Por paratë do jenë aty. Ndaj edhe ne duhet të mësohemi me këtë sepse nuk ka nevojë për panik fare. Vendi më sigurtë i parave janë gjithmonë bankat. Po i mbajte poshtë jastëkut të kap hajduti pse Spaku.