Chelsea raportohet se po planifikon transferimin e Neymarit në afatin kalimtar dimëror.
Sipas raportimeve nga mediat britanike, zyrtarët e klubit londinez kanë mbajtur takim me agjentin e lojtarit tashmë.
Takimi thuhet se është mbajtur në Katar gjatë Kupës së Botës, derisa nuk dihet ende se në çfarë faze shkuan bisedimet.
Chelsea ka raporte të mira me agjentin e sulmuesit brazilian, që mund të rrisë edhe shanset e tyre për të nënshkruar me të.
Neymar me Paris Saint-Germainin ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2025.
Sipas “Transfermarkt”, vlera momentale e 30-vjeçarit në treg është 75 milionë euro.