Pas 26 orë diskutimesh, Kuvendi ka zgjedhur Marjan Seminin si anëtaren e re të Gjykatës Kushtetuese.
Profesorja e shkencave juridike mori 58 vota nga 80 deputetë, ndërsa kandidatët e tjerë, Ardian Dvorani e Arta Vorpsi morën 6 e 2 vota përkatësisht.
Seanca u shoqërua me përplasje të ashpra, tensione e fyerje mes deputetëve të opozitës e kryeministrit Rama.
Semini u rendit e para nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi e duke qenë se asnjë nga kandidatët nuk i mori votat e kërkuara sipas ligjit, u emëru anëtarë e Gjykatës Kushtetuese.
Deputetët e opozitës lëshuan akuza ndaj socialistëve me nxitimin për të votuat për anëtarin e GJykatës Kushtetuese ndërkohë që nuk i kishin 84 votat për ta bërë këtë duke u përpjekur të joshin ndonjë deoutet nga opozita.
Ata e akuzuan kreun e qeverisë se po e shndërronte Gjykatën Kushtetuese në një pjesë të Partisë Socialiste.