Kreu i Partisë së Lirisë e ka nisur ditën me një mesazh ku thekson se opozita do arrijë një fitore madhështore në zgjedhjet lokale të 14 majit.
Meta thekson se roli i Partisë së Lirisë në këtë fitore do jetë vendimtar e do garantojë rikthimin e demokracisë dhe llogaridhënies.
Kreu i PL-së shton se largimi i shpejtë i qeverisë është domosdoshmëri për t’i dhënë frymëmarrje vendit e zgjedhjet e 14 majit janë një mundësi e shkëlqyer për këtë.
“Unë besoj se opozita do të realizojë një fitore madhështore ku roli i Partisë së Lirisë do jetë vendimtar dhe garantues për rikthimin e demokracisë dhe llogaridhënies në nivelin vendor. Largimi i shpejtë i Qeverisë është domosdoshmëri për t’i dhënë frymëmarrje vendit dhe për të garantuar të ardhmen e të rinjve tanë. Zgjedhjet e 14 Majit janë një mundësi e shkëlqyer për këtë.” – deklaron Meta.