Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka shprehur mbështetjen e tij për fituesin në Primaret për Beratin, Zija Ismailin.
Ai e quan atë kryebashkiakun e ardhshëm të Beratit, me të cilin sipas tij, ky qytet do të përfitojë ndryshimin që meriton.
“Kënaqësi që sot të shprehja mbështetjen time më të fortë për Dr.Zija Ismailin si Kryebashkiaku i ardhshëm i Beratit. Profesionalizmi, humanizmi dhe qytetaria e tij janë garanci e padiskutueshme për një Bashki në shërbim të qytetarëve. Falenderoj drejtuesit e Partisë të Lirisë dhe Partisë Demokratike për frymën e tyre të bashkëpunimit dhe besimit në fitore.
Berati meriton Ndryshimin dhe ai po vjen!”- shkruan Meta, ndërsa ndan dhe disa foto nga vizita e tij në Berat.
Zija Ismaili fitoi garën në Berat ku kandidoi përballë Sazan Gurit dhe Klejdi Spahiut.