Vendosni fjalën kyçe....

Tedi Blushi me banorët te rruga “Margarita Tutulani”: Nuk lejojnë as ambulancën, duan ta shembin pallatin me të moshuarin e sëmurë brenda


Sekretari i Përgjithshem i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi vizitoi sot banorët e pallatit në Rrugën “Margarita Tutulani” në Tiranë, ku forcat e IKMT-së kanë shkuar për ta shembur.

Blushi tha se brenda në banesë ishte një i moshuar i moshës rreth 80-vjeçare, i sëmurë dhe që sipas tij forcat e policisë nuk lejonin as ambulancën të shkonte ta merrte.

“Pas këtij vendimi dhe vendimeve të tjera te bregu i Lumit, te Astiri, fshihen oligarkë që duan të marrin pronat e qytetarëve duke mos kursyer as festat e fundvitit.

Janë nxjerrë me duar në xhepa, as ambualncën se sjellin ta vizitojë të semurin. As anë njerëzore nuk ka asnjë këtu. Mësova nga familjarët që një 80-vjeccar i mbyllur në banesë, është me sëmundje shumë të rëndë.

Një regjim fashist hajdut i poshtër se nuk bëhet kjo në prag të festave me këta banorë.
Shteti duhet të vinte sot t’u jepte ndihmë ekonomike këtyre njerëzve jo ti nxirrte nga shtëpia.

Ne jemi pranë banorëve, është një ccmenduri e madhe, të gjithë një ditë do japin llogari para ligjit. Kjo që po ndodh mund të ndodhe në ccdo lagje e në banesën e ccdo banori të Tiranës. Urdhërues i këtyre akteve fashiste është Rama e Veliaj, 14 Maji është afër, koha për të ndëshkuar këtë bandë. Nuk e di a janë punonjës policie të gjithë këta se shoh disa pa numer patrikullimi, kemi parë dhe kriminelë veshur me uniformë polciie kanë bërë vrasje ne qytetet e vendit.

E papranueshme që gjithë këta njerëz nuk lejojnë as të moshuarin të vizitohet në spital, këta duan të shembin pallatin me të moshuarin brenda, të gjithë qytetarët duhet të ndërgjegjësiohen për t’i ndëshkuar këta banditë.”– deklaroi Blushi.

Banorët e këtij pallati janë përplasur me policinë dhe IKMT-në pas një vendimi për shembjen. Banorët shprehen se mbeten pa strehim dhe nuk kanë ku të shkojnë.

 “Ku të shkoj të rri tek Lana apo të digjem brenda, këto dy rrugë kam, s’kam ku të shkojnë. Të na strehojnë, të na japin një dhomë, ku të jetoj, të rri e qetë, Jam 45 vite që jetoj në këtë pallat, pse të dal si qen unë, jam e këtij vendi, jam lindur e rritur këtu. Pse kështu? A ka shtet? Ka ardhur koha e hajdutëve e maskarenjve.”- tha një banore.

Një tjetër u shpreh: “Tironce, të dal nga shtëpia ime, shkon në Francë të jep strehim, shëndetin, lekun për njerëzit e huaj. Të jesh në vendin tonë dhe të dalësh në rrugë. Të dalin prindërit si legena në rrugë, një jetë të tërë duke punuar, duke dhënë gjakun e trupit për të na rritur neve, vjen shteti të nxjerr jashtë.”