Vendosni fjalën kyçe....

Ups, Alibeaj – Gjiknuri bën lapsus frojdian me grupin “Alibasha”


Sekretari i Përgjithshëm i PS-së Damian Gjiknuri gjatë një konference me gazetarët ka bërë një lapsus me mbiemrin e kreut të grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeajt.

Duke folur për opozitën, Gjiknuri iu referua atij me një bashkim të mbiemrit të tij me atë të ish-kryetarit të PD-së, Lulzim Basha.

Kështu e quajti atë “Alibasha”, derisa gazetarët i tërhoqën vëmendjen. Gjiknuri kërkoi ndjesë dhe tha se i shpëtoi padashje.

 “Ndërkohë kemi një grupim tjetër që është i përçarë dhe që le të themi ajo opozita formale legale që drejtohet nga zoti Alibasha, të gjitha këto krijojnë një kaos në frontin opozitar. (qesh) Jo Alibeaj… doli. Alibeaj, ndjesë.

Fatkeqësisht këto ndodhin kur ndotet mjedisi me të njëjtat deklarime politike, padashje edhe ne…”- tha Gjiknuri.