Policia britanike ka arrestuar një grua që po qëndronte në heshtje përballë një klinike aborti dhe pranoi pasi u mor në pyetje se ajo mund të ishte duke u lutur me mendjen e saj.
Pamjet e përballjes së Isabel Vaughan-Spruce me policinë në Birmingham, Angli, u bënë virale në mediat sociale këtë javë, duke shkaktuar zemërim në internet për ndalimin e saj. Një video e postuar të enjten në Twitter kishte mbledhur 3.8 milionë shikime deri pasditen e së premtes.
Incidenti thuhet se ka ndodhur më 6 dhjetor, kur Vaughan-Spruce u përball me policinë e West Midlands teksa qëndronte në një trotuar. Një oficer e pyeti se çfarë po bënte, ndërsa ajo u përgjigj se thjesht po qëndronte në këmbë. E pyetur nga policët nëse po protestonte, 45-vjeçarja u përgjigj duke thënë ‘jo’.
Më pas oficeri e pyeti: “A po lutesh?”
Vaughan-Spruce u përgjigj: “Unë mund të lutem me mendje.” Policia i propozoi që ta çonin në stacionin e tyre për më shumë pyetje, por ajo kundërshtoi.
Oficeri mashkull iu drejtuat pak çaste më pas duke i thënë se ishte nën arrest me dyshimin se kishte shkelur një ‘urdhër për mbrojtjen e hapësirës publike’. Më pas një oficere femër e kontrolloi dhe i vuri prangat Vaughan-Spruce.
Protestat jashtë klinikës së abortit në Birmingham janë ndaluar me urdhër që nga shtatori. Urdhri ka për qëllim të sigurojë që njerëzit që vizitojnë klinikën ose punojnë atje të mos ndihen të kërcënuar, tha një zëdhënës i qytetit për mediat lokale.
Vaughan-Spruce u identifikua si shefe e organizatës ‘Marshimi për Jetën në Mbretërinë e Bashkuar’. Tre oficerë policie u përballën me të pas një ankese nga një person i paidentifikuar i cili dyshonte se ajo po lutej jashtë klinikës.