Media ruse ka tallur Evropën për Krishtlindje, duke i paralajmëruar se do ngrijnë e do përfundojnë duke ngrënë kafshët shtëpiake vitin që vjen, në videomesazhin e çuditshëm e polemizues.
Një video që qarkullon në rrjetet sociale është transmetuar nga RT.
Videoja përqendrohet te një familje që feston Krishtlindjet. Nëna largon duart nga sytë e së bijës për të treguar se ata kanë blerë një lloj brejtësi, me një fjongo të kuqe. ‘Krishtlindjet 2021’ pulson në ekran për të treguar kornizën kohore.
Më pas ‘Krishtlindjet 2022’ shfaqen në video për të treguar se ka kaluar një vit. Babai vendos kafazin e brejtësit në tavolinë. Ai më pas e lidh me tela dhe shihet se po ndez dritat e Krishtlindjeve.
Ndërsa brejtësi vazhdon të prodhojë energji elektrike, familja është ulur në një dhomë të errët. Më pas videoja kalon nga Krishtlindjet 2022 në Krishtlindjet 2023.
Në shtëpi ende nuk ka ndriçim dhe familjarët po hanë një supë me ujë, të veshur me pallto dhe kapuça.
Burri nxjerr papijonin e kuq nga goja. Nëna më pas vendos gishtin te buzët për të treguar se nuk duhet të lënë askënd të kuptojë se ai që po han është brejtësi që dikur kishte ardhur si dhuratë në shtëpi dy vite më parë.
Reklama përfundon me mesazhin: “Gëzuar Krishtlindjet Anti-Ruse.”