Rishi Sunak është kapur në çaste të sikletshme duke pyetur një të pastrehë nëse merrej me biznes, teksa shërbeu ushqim në një strehë përpara Krishtlindjeve.
Kryeministri vizitoi një vend për të pastrehët në Londër të premten.
Në pamjet teksa u shërbente mëngjesin njerëzve, Sunak u pyet nga një burrë i quajtur Dean: “A po rregulloni ekonominë?”
“Kjo është pikërisht ajo që unë po përpiqem të bëj.” – u përgjigj kreu i Partisë Knservatore, përpara se ta pyeste burrin nëse merrej me biznes.
Burri përgjigjet: “Jo, jam i pastrehë.”
Më pas Dean tha se ishte i interesuar për biznesin, duke bërë që Sunak ta pyeste se çfarë lloj biznesi.
Kur ai iu përgjigj se i pëlqenin financave, kryeministri tha: “Unë kam punuar në financë.”