Vendosni fjalën kyçe....

Meta: Transformimi i këshillave bashkiakë pikë e rëndësishme bashkëpunimi me PD-në, do garantojnë llogaridhënien


Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka theksuar sot se pjesë e rëndësishme e bashkëpunimit me PD-në për zgjedhjet e 14 majit është shndërrimi i këshillave bashkiakë në bashkitë e vendit. A

i shkruan se ato do garantojnë llogaridhënien e të zgjedhurve në mënyrë që të realizohen premtimet e bëra qytetarëve.

“Pikë e rëndësishme e bashkëpunimit tonë me Partinë Demokratike në zgjedhjet e 14 Majit është transformimi i këshillave bashkiakë në të gjitha bashkitë e vendit. Këshillat bashkiakë do të garantojnë llogaridhënien e të gjithë të zgjedhurve në mënyrë që të realizohen të gjitha premtimet që u janë bërë qytetarëve. Ne kemi vendosur që këshillat bashkiakë të jenë jo vetëm tribuna e të zgjedhurve, që do t’i kërkojë llogari kryetarit të bashkisë, por do jenë edhe tribuna ku të flasin vetë qytetarët, këtu dhe kudo tjetër.” – shkruan Meta.