Perspektivat për t’i dhënë fund konfliktit Ukrainë-Rusi janë në duart e SHBA-së, e cila është mbështetësi kryesor i Kievit, ka thënë kryeministri hungarez Viktor Orban.
“Ukraina mund të luftojë vetëm për aq kohë sa SHBA e mbështet me para dhe armë”, këmbënguli Orban në një intervistë me gazetën ‘Magyar Nemzet’ të shtunën.
“Nëse amerikanët duan paqe, do ketë paqe”, theksoi ai.
Që nga shpërthimi i konfliktit në Ukrainë në fund të shkurtit, Uashingtoni i ka ofruar Kievit miliarda dollarë ndihmë ushtarake dhe financiare, si dhe inteligjencë ushtarake.
Dërgesat e ndihmave kanë përfshirë pajisje të sofistikuara si raketahedhës të shumëfishtë HIMARS, armë antiajtore M777 dhe drone luftarake. Së fundmi u njoftua se ushtria ukrainase do marrë gjithashtu sisteme të mbrojtjes ajrore Patriot.
Në fillim të kësaj jave, presidenti amerikan Joe Biden mirëpriti homologun e tij ukrainas Vladimir Zelensky në Shtëpinë e Bardhë dhe u zotua: ‘Ne do të qëndrojmë me ju për aq kohë sa duhet’.
Orban u pyet gjithashtu se si ndihej teksa Hungaria emërtohej ‘pro-ruse’ në BE për bashkëpunimin e saj të vijueshëm ekonomik me Rusinë, kritikat ndaj sanksioneve anti-Moskë të bllokut dhe ngurrimin për të dërguar armë në Kiev.
“Ne jemi pro-hungarezë. Ne jemi në anën e hungarezëve në luftën ruso-ukrainase”, u përgjigj kryeministri.