Vendosni fjalën kyçe....

“Prova pse duhej shembur Teatri”- Mazniku nxjerr dokumentin e vitit 1958


Nënkryetari i Bashkisë Tiranë, Arbër Mazniku thotë se debatin lidhur me gjendjen e Teatrit Kombëtar nuk e ka ngritur kryeministri Edi Rama në vitin 1998, por ka qenë një debat akoma më i vjetër që në vitin 1958.

Ndërsa ishte i ftuar në emisionin “Now” në “Euronews Albania”, Mazniku tregoi një dokument të vitit 1958, që sipas tij tregon se Teatri Kombëtar nuk mund të restaurohej.

“Ju kam kërkuar të nxirrni një vit që është i vitit 1958, që thotë se gjendja e këtij objekti s’është jofunksionale dhe s’mund të sigurojmë asnjë siguri brenda atij. Pra, debati nuk është i ‘98 kur e ka ngritur Rama, por e ’58.

Debati për teatrin ka prova në arkiva që është i këtij viti, është debat i vjetër. Ai objekt sipas gjykimit të inxhinierëve, arkitektëve, enti që merret me këtë punë ka nxjerrë këtë përfundim. Me Teatrin nuk merret Instituti i Monumenteve, pasi teatri nuk ka qenë monument kulture.”– tha Mazniku.

Këtë deklaratë Mazniku e bëri gjatë një debati për Teatrin e Ri, për të cilin bashkia ka shpallur zyrtarisht nisjen e punimeve. Por aktivistët e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit dhe opozita kanë vijuar qëndresën e tyre me protesta.