Vendosni fjalën kyçe....

Zjarr në azilin e të moshuarve në Rusi, 20 të vdekur


Të paktën 20 persona kanë humbur jetën pasi një zjarr përfshiu një shtëpi për të moshuarit në qytetin siberian të Kemerovës.

Gjashtë persona të tjerë u plagosën. BBC shkruan se i gjithë kati i fundit i ndërtesës dykatëshe prej druri është djegur nga zjarri gjatë natës.

Raportet e para thonë se zjarri mund të jetë shkaktuar nga një defekt ime dushin.

Shtëpia private për të moshuarit funksiononte ilegalisht, u cituan të kenë thënë zyrtarët nga agjencia e lajmeve Tass.

Guvernatori i rajonit tha se të gjitha objektet e ngjashme tani do të inspektohen dhe se ka nisur një hetim penal.

Zyrtarët lokalë të shërbimit zjarrfikës i thanë Tass se shumë shtëpi të paregjistruara për të moshuarit funksiononin në të gjithë Rusinë. Si të tilla, ato konsideroheshin pronë private dhe nuk i nënshtroheshin inspektimeve të sigurisë nga zjarri.

Në vitin 2018, 60 njerëz – përfshirë 37 fëmijë – vdiqën në një zjarr në qendër të kohës së lirë në Kemerovë.