Vendosni fjalën kyçe....

Aksident në Gramsh, një i vdekur dhe dy të plagosur


Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e Krishtlindjeve në fshatin Mashan në Gramsh, ku ka humbur jetën një person.

Sipas televizionit “News 24”, 65-vjeçari Hekuran Perfundi dyshohet se ka pësuar arrest kardiak gjatë aksidentit dhe kjo mund të ketë qenë arsyeja e vdekjes së tij.

Në mjet thuhet se kanë qenë edhe 2 persona të tjerë, të cilët kanë mbetur të plagosur pas aksidentit. Ata janë dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.