Arsenali raportohet se dëshiron të përfundojë një marrëveshje për Adrien Rabiotin sa më shpejt të jetë e mundur.
Mesfushori po kalon sezonin e fundit të kontratës me Juventusin dhe në verë do të jetë lojtar i lirë.
Nëse “Bianconerët” vendosin të mos i ofrojnë Rabiotit një zgjatje të kontratës, ai do të jetë në gjendje të negociojë për një para-kontratë me klubet e interesuar nga muaji i ardhshëm e tutje.
Arsenali, Chelsea, Tottenham Hotspur dhe Barcelona thuhet se kanë shprehur interesim për reprezentuesin francez.
Sipas “La Repubblica”, Arsenali tani po rrit interesimin për 27-vjeçarin po synon të finalizojë nënshkrimin me të “menjëherë”.
Si rezultat, “Topçinjtë” mund të hyjnë së shpejti në bisedime me klubin nga Torino, megjithëse Allegri supozohet se dëshiron të mbajë lojtarin në skuadër deri në fund të sezonit.
Megjithatë, raporti shton se drejtuesit e klubit italian nuk e kanë të njëjtin qëndrim me trajnerin dhe një çmim prej 15 milionë eurosh mund t’i bindë ata të shesin Rabiotin në janar përpara se ai të largohet si futbollist i lirë.
Youri Tielemans i Leicer Cityt vazhdon gjithashtu të jetë opsion për mesfushën e Arsenalit, me Mikel Artetan që synon të përforcojë skuadrën për pjesën e mbetur të sezonit.