Një aksident ka ndodhur në mëngjesin e Krishtlindjeve në Vlorë. Sipas Policisë, një 30-vjeçari me motomjet ka përplasur një këmbësore të moshës 63-vjeçare. E plagosura është dërguar në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa motoristi është shoqëruar në komisariat.
“Rreth orës 09:35, në vendin e quajtur ‘Kapelja’ shtetasi A. M., 30 vjeç, duke drejtuar motomjetin, ka aksidentuar shtetasen V. H., rreth 63 vjeçe, këmbësore në rrugë, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Drejtuesi i motomjetit u shoqërua në Komisariat, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme për aksidentin.”– bën me dije Policia në një njoftim për mediet.