Vendosni fjalën kyçe....

Orteku merr me vete një duzinë personash në Austri, shpëtohet një prej tyre


Ekipet e shpëtimit malor në Austri po kërkojnë për një duzinë personash të zënë nga një ortek të dielën.

Policia thotë se skiatorët u zunë nga orteku që goditi në Bregenz, në rajonin perëndimor të Voralrlberg.

“Një person u shpëtua, ndërsa operacioni për gjetjen e të tjerëve po vazhdon”, u tha një zëdhënës gazetarëve, pa dhënë më shumë detaje rreth skiatorëve të zhdukur.

Për kërkimin janë mobilizuar helikopterë dhe disa ekipe të shoqëruar nga qen.

Orteku filloi rreth orës 15:00 në një lartësi prej rreth 2700 metrash në zonën e skive Lech Zürz.

Nuk është dhënë asnjë informacion për identitetin e të prekurve.

Punonjësit e shpëtimit paralajmëruan në fundjavë se ekzistonte një rrezik i lartë i orteqeve në zonë dhe në Tirolin fqinj, duke treguar brishtësinë e mbulesës së dëborës pas një shkrirjeje të fundit.

Vitet e fundit, ortekët në Austri kanë shkaktuar mesatarisht njëzet vdekje në vit.