Vendosni fjalën kyçe....

Plagosi me thikë një 27-vjeçar para dy javësh, arrestohet i riu në Korçë


Arrestohet një 19-vjeçar në Korçë, i dyshuar për plagosjen e një personi pak javë më parë.

Bëhet fjalë Renildo Islamin, i cili më 15 dhjetor u konfliktua në zonën e quajtur “Trekëndëshi” në Korçë me një 27-vjeçar. Ky i fundit u plagos me mjet prerës në bark.

Policia pas ngjarjes shpalli edhe dy persona të tjerë në kërkim për mos kallëzim të krimit.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë, në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të kërkuar për vepra të ndryshme penale, në bashkëpunim me Forcat Speciale ‘Shqiponja’, bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit R. I., 19 vjeç, banues në Korçë.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, me vendimin e datës 15.12.2022, i ka caktuar 19-vjeçarit, masën e sigurisë ‘Arrest në burg’, për veprën penale ‘Plagosja e rëndë me dashje’, pasi më datë 15.11.2022, në lagjen nr. 15, Korçë, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, ka plagosur me mjet prerës (thikë), një 27-vjeçar.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprime të mëtejshme.”- bën me dije Policia.