Vendosni fjalën kyçe....

Policia serbe i ndalon vajzën Rada Trajkoviçit në aeroport: E gjitha për faj të Vuçiçit


Politiania serbe në Kosovë Rada Trajkoviç është ankuar përsëri për kërcënimet kundër familjes së saj.

Trajkoviç e cila së fundmi ka marrë detyrën si këshilltare e ministrit të ri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiç, thotë se Policët serb i kanë ndaluar vajzën në aeroportin e Beogradit.

Lajmin e ka ndarë vetë ajo në një postim në Twitter.

“Dhe perseri! Rrugës për në Londër, vajza u ndalua sërish në aeroportin e Beogradit…Të gjitha për shkak të tekave të një njeriu.” – shkruan Trajkoviç duke iu referuar presideentit serb Aleksandar Vuçiçit.

Ajo gjithashtu tregon se vajza e saj është liruar tek pas ftesës që kishte marrë për udhëtim në Londër.

Trajkoviç javën e kaluar u ankua se po merrte vazhdimisht kërcënime dhe fajësonte presidentin serb. Pak ditë më parë, policia serbe e ndaloi atë në Merdare.