Noizy është bërë protagonist i një sherri të ndodhur në një koncert të tij mbrëmjen e kaluar në Zvicër.
Siç tregojnë disa video që kanë qarkulluar në rrjetet sociale, forcat e tij të sigurisë janë përplasur me disa persona që kishin shkuar në koncert.
Në një moment, një person përtej gardhit të sigurisë afrohet dhe tenton të godasë reperin. Ky i fundit rrëzohet përtokë dhe ngrihet sërish.
@bmwfor3ver1 #fyp #viral #video #goviral #noizy #noizyking #otr #sherr ♬ Lagja – Noizy
Për shkak të videove të bëra virale, Noizy ka reaguar në një postim në “Instastory”, ku thotë se disa persona thjesht nuk kanë mbajtur dot pijen. Por sipas tij tani çdo gjë është në rregull.
“Për të gjithë ju që jeni të interesuar, nuk ka ndodhur asgjë. Thjesht ca pijanecë që nuk kontrollojnë dot pijen. U desh me tregu sa është sahati. Gjithçka është në rregull, gjithçka është ‘blessed’”– dëgjohet të thotë ai në video.