Vendosni fjalën kyçe....

Autobusët me emigrantë dërgohen në rezidencën e zv.presidentes Harris, demokratët akuza republikanëve (Video)


Tre autobusë me 110 deri në 130 emigrantë mbërritën jashtë Observatorit Detar, rezidenca zyrtare e zëvendëspresidentes amerikane në Uashington DC, të shtunën mbrëma, ku u pritën nga një organizatë bamirëse lokale dhe u dërguan në një strehë të përkohshme në një kishë aty pranë.

Një përfaqësues i SAMU First Response pranoi se agjencia e ndihmës kishte pritur të ardhurit dhe ishte gati të largonte familjet nga i ftohti, ndërsa një zinxhir vendas restorantesh dhuroi darkën e mëngjesin.

Duke akuzuar autoritetet e Teksasit për braktisjen e njerëzve në ‘mbrëmën më të ftohtë të Krishtlindjeve të regjistruar për Uashingtonin’, media shpërndau video shqetësuese të familjeve me fëmijë, të mbështjella me batanije, duke ngarkuar gjërat e tyre në autobusë të tjerë. Tatiana Labord e SAMU tha se shumica e të ardhurve pritej të qëndronin në Uashington vetëm për një kohë të shkurtër, pasi ata po shkojnë në ‘destinacione të tjera’.

 

Autoritetet e Teksasit nuk e kanë konfirmuar dhe as mohuar përfshirjen e tyre deri më tani, por demokratët akuzuan menjëherë guvernatorin republikan Greg Abbott, duke argumentuar se marifeti ishte ‘në përputhje’ me veprimet e mëparshme të tij dhe të guvernatorëve të tjerë republikanë.

“Guvernatori Abbott braktisi fëmijët në anë të rrugës në temperatura nën zero në prag të Krishtlindjeve pa u bashkërenduar me ndonjë autoritet federal apo vendor”, tha në një deklaratë ndihmës sekretari i shtypit i Shtëpisë së Bardhë, Abdullah Hasan, duke e quajtur sjelljen ‘mizore, të rrezikshme e të paturp’.

Zyra e Abbott tha javën e kaluar se Teksasi ka transportuar më shumë se 15,000 migrantë në qytetet ‘e shenjta’ si Uashingtoni, Nju Jorku, Çikago dhe Filadelfia që nga prilli. Nuk do ishte hera e parë që Abbott dërgon autobusë plot me emigrantë të sapoardhur në pragun e zv.Presidentes Kamala Harris, e cila e ka vizituar kufirin vetëm një herë që kur administrata Biden e ngarkoi atë të trajtonte krizën atje vitin e kaluar.

Guvernatori i Floridës Ron DeSantis DeSantis gjithashtu dërgoi emigrantë të paligjshëm në vende të ngjashme në të kaluarën. Në shtator ai dërgoi dy avionë të ngarkuar me emigrantë në enklavën e ishullit Martha’s Vineyard, shtëpia e familjes Obama dhe politikanëve të therë me peshë.

Ai ka kërkuar prej kohësh fonde federale për të paguar për zhvendosjen e emigrantëve të paligjshëm, të cilët ai pretendonte se qeveria federale i kishte dërguar në Florida pa njoftim paraprak ose pa lejen e autoriteteve shtetërore.