Vendosni fjalën kyçe....

Banorët e Bërxullës protestojnë për projektin Thumanë-Kashar: Duam vlerësim për pronat, po na i coptojnë


Këtë të hënë banorët e Bërxullës janë ngritur në protestë para Ambasadës së SHBA-së për aksin Thumanë-Kashar që prek tokat tyre.

Ata kanë theksuar se nuk janë kundër zhvillimit të zonës, por kërkojnë që pronat  e tyre të vlerësohen.

Banorët shprehen se nuk kanë marrë asnjë detaj rreth këtij projekti.

“Kemi gati 90 ditë që protestojmë, kundër projektit. Nuk ka asnjë detaj se çfarë do të bëhet. Nga qeveria nuk ka ardhur asnjë njeri, as nga bashkia. Nuk pyetemi fare”, ka thënë një qytetar.

“Pronat tona na i copëtojnë dhe dalin të pavlefshme. Jemi njerëz me familje dhe nuk dimë ku të shkojmë. Katastrofë e madhe”, tha një tjetër qytetar.