Vendosni fjalën kyçe....

Dhjetëra të plagosur në Egjipt pas shembjes së tribunës gjatë ndeshjes së basketbollit (Video)


Të paktën 27 spektatorë pësuan lëndime pasi një tribunë u shemb pjesërisht gjatë një ndeshjeje basketbolli në një arenë në kryeqytetin egjiptian, Kajro, të shtunën, tha Ministria e Shëndetësisë e vendit.

Incidenti në sallën sportive ‘Hassan Moustafa’ në lagjen e 6 Tetorit të qytetit ka lënë të plagosur 27 persona, sipas ministrisë.

Viktimat u shtruan në spital me lëndime jokërcënuese për jetën, duke përfshirë thyerje dhe hemnorragji, shtoi ai.

Një pjesë e ndenjëseve u përplasën mbi spektatorët gjatë një ndeshje të Superkupës midis Al-Ahly të Kajros dhe Ittihad të Aleksandrisë.

Ndeshja u ndërpre, ndërsa disa sportistë dhe të tjerë persona nxituan për të ndihmuar tifozët, sipas mediave vendase. Më shumë se 20 autoambulanca mbërritën në vendngjarje për të evakuuar të plagosurit.

Në një intervistë televizive, zëdhënësi i Ministrisë së Sportit, Mohamed Faëzi, fajësoi për shembjen e tribunave një rrëmujë të supozuar nga mbështetësit vizitorë të Ittihad.

‘Hassan Moustafa’ është një arenë relativisht e re. Ajo u ndërtua tre vjet më parë për Kampionatin Botëror të Hendbollit për Meshkuj 2021, që u organizua nga Egjipti.