Vendosni fjalën kyçe....

Dhunohet drejtori i postës në Lezhë


Drejtori i degës së Postës Shqiptare ne Lezhë Pjerin Çuku është dhunuar mbrëmjen e sotme nga persona ende të paidentifikuar.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen Gurra të qytetit ndërsa Çuku është dërguar në spital për trajtim mjekësor.

Policia ka nisur punën për identifikimin e kapjen e autorëve ndërsa shkaqet e ngjarjes nuk dihen ende.

Njoftimi

“Sot, më datë 26.12.2022, rreth orës 16:35, në lagjen “Gurra”, Lezhë, dy persona janë konfliktuar me grushte me shtetasin P. Ç., 42 vjeç, banues në Lezhë, me detyrë drejtor i Postës Shqiptare, dega Lezhë dhe më pas janë larguar me vrap. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e motiveve të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.”