Raportimi i fundit mbi dokumentet e referuara si ‘Dosjet Tëitter’ zbulon përpjekjet nga administrate amerikane për të nxitur shtypjen e ideve në mediat sociale në lidhje me pandeminë Covid-19.
Në një temë të gjatë në Twitter, shkrimtari i ‘The Free Press’, David Zweig citoi dosjet e brendshme’ nga Twitter që treguan se si gjiganti i mediave sociale ‘manipuloi debatin për Covid’ me urdhër të qeverisë federale.
“Qeveria amerikane i bëri presion Twitter-it dhe platformave të tjera të mediave sociale për të nxitur përmbajtje të caktuara dhe për të censuruar përmbajtje të tjera rreth Covid-19.” – tha Zweig.
Zweig pohoi se dokumentet treguan se si administrate e tanishme, ashtu edhe ajo e mëparshme ‘u bënë presion drejtpërdrejt drejtuesve të Twitter-it për të moderuar përmbajtjen pandemike të platformës sipas dëshirave të tyre’.
Administrata Trump ishte e shqetësuar mbi njerëzit që rendnin nëpër dyqane nga frika se kjo mund të çonte në panik të publikut.
Administrata e Biden, raportoi Zweig, ishte e shqetësuar për informacionin e lidhur me vaksinën dhe ‘llogaritë e personave kundër vaksinave’ si ish-raporteri i New York Times, Alex Berenson. Dokumentet thuhet se treguan se administrata Biden ishte e mërzitur që Twitter nuk po bënte më shumë për të ndërmarrë veprime kundër një numri llogarish.
Fox Business iu drejtua Shtëpisë së Bardhë për koment, por ata nuk u përgjigjën menjëherë.
Ndërsa Twitter nuk ishte gjithmonë në përputhje me dëshirat e Shtëpisë së Bardhë, ‘Twitter censuroi pikëpamjet e shumë prej mjekëve e ekspertëve shkencorë, që bien ndesh me qëndrimet zyrtare të Shtëpisë së Bardhë’, vijoi Zweig.
‘Si rezultat, gjetjet legjitime dhe pyetjet që do të kishin zgjeruar debatin publik u zhdukën.” – theksoi ai.
Një shembull i përmendur nga Zëeig ishte epidemiologu i Shkollës Mjekësore të Harvardit, Dr. Martin Kulldorff, i cili i ishte përgjigjur një pyetjeje në lidhje me vaksinat duke thënë se ndërsa të moshuarit, njerëzit në rrezik dhe kujdestarët e tyre duhet t’i marrin ato, fëmijët dhe njerëzit që tashmë ishin infektuar me Covid- 19 nuk kishte nevojë ta bënin diçka të tillë.
Zweig tregoi një pamje të ekranit të një email-i të brendshëm në Twitter që diskutonte marrjen e masave kundër Kulldorff për përhapjen e ‘informacionit të rremë në lidhje me efikasitetin e vaksinave Covid-19, i cili shkon kundër udhëzimeve të CDC’.
Si rezultat, pëlqimet dhe përgjigjet u çaktivizuan në postim dhe vetë postimi u emërtua ‘Mashtrues’.
“Në shqyrtimin tim të dosjeve të brendshme, gjeta raste të panumërta të postimeve të etiketuara si ‘mashtruse’ ose të hequra tërësisht, ndonjëherë duke shkaktuar pezullime të llogarive, thjesht sepse ato shmangeshin nga udhëzimet e CDC ose ndryshonin nga pikëpamjet e institucionit.” – shkroi Zweig.
Dosja e fundit është e fundit në një seri raportesh mbi ‘Dosjet Twitter’, të cilat janë dokumente të brendshme të kompanisë të lëshuara nga pronari dhe shefi i Twitter, Elon Musk për të ekspozuar praktikat e mëparshme të kompanisë.