Georgina Rodriguez nuk kurseu teksa shpenzoi 250,000 stërlina për t’i bërë partnerit të saj Cristiano Ronaldo një makinë ‘Rolls-Royce’ për festa.
Modelja spanjolle, 28 vjeç, hyri në Instagram në ‘Boxing Day’ për t’u treguar 42.9 milionë ndjekësve të saj, dhuratën luksoze që i bëri Ronaldos.
Dhurata vjen pas raportimeve se Ronaldo është në bisedime me klubin e futbollit të Arabisë Saudite, Al-Nassr, dhe është afër marrëveshjes për një marrëveshje historike prej 175 milionë stërlinash në vit me klubin.
Videoja e dhuratës tregoi Ronaldon e fëmijët e mitur të çiftit të cilët dalin nga porta e shtëpisë për të parë dhuratën bujare të Georginas për të dashurin e saj.
Cristiano u shfaq i surprizuar dhe kënaqur me dhuratën dhe të gjithë hipën në ndenjëset prej lëkure ngjyrë kremi për të bërë xhiron e parë.
Ronaldo njihet për makinat e shumta luksozë që ka në zotërim mes të cilave Bugatti, Ferrari, McLaren, Audi, etj.