Për Hollywood-in, viti 2022 ishte vërtet ‘i tmerrshëm’.
Studiot e mëdha, transmetuesit, ofruesit e programeve kabllore dhe gjigantët e tjerë të medias humbën së bashku 542 miliardë dollarë në vlerë tregu në vitin 2022, me studiot e krahut të majtë Walt Disney Co., Netflix e Comcast që përbëjnë pjesën më të madhe të humbjes.
Sipas një raporti të Financial Times, indeksi Dow Jones Media Titans, i cili ndjek paraqitjen e 30 kompanive më të mëdha të medias në botë, ra 40 për qind këtë vit, me vlerën e përgjithshme të tregut që ra nga 1.35 trilion dollarë në 808 miliardë dollarë.
Humbjet ia kaluan indekseve për sektorë të tjerë, përfshirë atë bankar, i cili pësoi një rënie prej 14.5 për qind për vitin dhe telekomunikacionin, që ra me 11.2 për qind.
Viti i tmerrshëm i Hollivudit ishte rezultat i një rënieje në tregun e transmetimit, shoqëruar me konsumatorët që vazhduan të shkurtojnë pagesat. Për më tepër, tregu i reklamave është krisur pasi familjet kanë shkurtuar shpenzimet teksa kostot e gjërave thelbësore si ushqimi dhe energjia vazhdojnë të rriten gjatë adminstratës së presidentit demokrat Biden, shkruan Breitbart.
Kompanitë e majta kanë paguar çmimin më të lartë në vitin 2022.
Disney, dikur një markë e pamposhtur dhe kompani ikonë amerikane, pa aksionet e saj të bien me më shumë se 40 për qind këtë vit pasi kompania përballet me përfitim të dobët në të ardhmen e parashikueshme, duke nxitur shkarkimin e shefit ekzekutiv Bob Chapek dhe kthimin e shefit të vjetër Bob Iger.
Disney, aksionet e të cilit janë në rrugën e duhur për të qenë më të këqijat që nga viti 1974, e kaloi vitin 2022 duke përqafuar aktivizmin radikal LGBTQ dhe duke zhvilluar një luftë katastrofike politike me guvernatorin e Floridës, Ron DeSantis (R) mbi ligjin kundër të drejtave prindërore në arsim të shtetit.
Netflix përjetoi një humbje të paparë dy tremujorë radhazi të abonentëve këtë vit, të cilat rezultuan në pushime nga puna dhe ulje të kostove në të gjithë bordin. Për vitin, stoku ka rënë me më shumë se 50 për qind.
Humbës të tjerë të mëdhenj përfshijnë Paramount Global, aksionet e të cilit kanë rënë më shumë se 40 për qind dhe Warner Bros. Discovery – kompania mëmë e CNN – aksionet e së cilës kanë rënë më shumë se 60 për qind.
Comcast, mëmë e NBC dhe MSNBC, si dhe Universal, kanë rënë me më shumë se 30 për qind për vitin.