Ndërsa doganat e Koresë së Jugut tani do lejojnë importimin e kukullave të seksit, disa modele, të tilla si kukullat e seksit që ngjajnë si fëmijë, nuk do lejohen në vend.
Autoritetet e Koresë së Jugut kanë njoftuar se po heqin pengesat ligjore që pengojnë importin e kukullave të seksit me trup të plotë.
Sipas udhëzimeve të reja, shërbimi doganor i Koresë së Jugut tani pritet të lejojë importimin e kukullave të seksit, megjithëse disa modele, të tilla si kukullat e seksit si fëmijë, do jenë të ndaluara.
“Është një vendim i arsyeshëm edhe pse erdhi pak vonë.” – tha Lee Sang-jin, dikur drejtuese e një kompanie importuese të kukullave të seksit.
“Ne menduam se të drejtat e njerëzve tanë për të kërkuar lumturinë dhe përdorimin e kukullave të seksit në jetën e tyre private janë kufizuar nga shteti. Ka lloje të ndryshme njerëzish që përdorin kukulla seksi, duke përfshirë ata që janë të tjetërsuar seksualisht ose ata që kanë nevojë për to për qëllime artistike.” – vijoi ajo.
Importi i kukullave të seksit është gjithashtu një temë mjaft e ndjeshme në Korenë e Jugut, me organizata të ndryshme të të drejtave të grave dhe organizata konservatore që e kundërshtojnë atë. Në vitin 2019, një peticion drejtuar zyrës së presidentit të Koresë së Jugut që bënte thirrje për ndalimin e importit të kukullave të seksit në madhësi reale mori mbi 237,000 nënshkrime.
Ata që kundërshtojnë sjelljen e kukullave të seksit në Korenë e Jugut argumentojnë se objekte të tilla janë të dëmshme për moralin publik dhe madje mund të ndikojnë në rritje të krimeve të lidhura me seksin.