Vendosni fjalën kyçe....

Mbyllet pas tre ditësh greva e urisë e invalidëve në Elbasan, arrijnë marrëveshjen me ministrinë


Është mbyllur greva e urisë e invalidëve të Elbasanit, të cilët ishin ngujuar prej disa ditësh duke kërkuar plotësimin e kërkesave të tyre.

Pas takimit të zv.ministres së Shëndetësisë me grevistët është vendosur rikthimi i pagesës 16 mijë lekë të reja në muaj, që ka qenë pjesë e paketës higjieno-sanitare, por që u hoqën pas një vendimi.

Grevistët deklaruan para nisjes së grevës po edhe gjatë saj se heqja e shumës së lartpërmendur e vështirësonte edhe më shumë gjendjen e tyre duke e bërë të papërballueshme jetesën, duke qenë se shumicën e lekëve që marrin nga nga KEMPI shkon për barna.