Policia e Vlorës ka proceduar penalisht 3 persona pasi u gjetën duke peshkuar në mënyrë të paligjshme me lëndë plasëse artizanale.
Policia procedoi penalisht në gjendje të lirë shtetasit M. Z, Y. H, banues në Vlorë dhe K. P, banues në Fier.
Shtetasit M. Z, iu gjetën 4 copë lëndë plasëse të përgatitur në mënyrë artizanale.
“Peshkonin në mënyrë të paligjshme, me lëndë plasëse artizanale, procedohet penalisht 3 shtetas.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, evidentuan dhe goditën një rast të peshkimit të paligjshëm me lëndë plasëse artizanale, si rezultat i të cilit u proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit M. Z, Y. H, banues në Vlorë dhe K. P, banues në Fier.
Këta shtetas u konstatuan në bregdet, në fshatin Delisuf, duke gjuajtur peshk në mënyrë të paligjshme, me lëndë plasëse artizanale. Gjatë kontrollit fizik të njërit prej tyre, shtetasit M. Z, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 4 copë lëndë plasëse të përgatitur në mënyrë artizanale”-njofton policia.