FNSH-ja dhe RENEA kanë zhvilluar kontroll në shtëpinë e Ervis Martinajt në Fushë Kuqe ditën e sotme.
Policia ka bërë kontrollin në orët e para të mëngjesit në shtëpinë e Martinajt dhe familjarëve të tij, raporton Report TV.
Martinaj rezulton i zhdukur që prej 9 gushtit të këtij viti dhe ende nuk ka një informacion të qartë mbi situatën e tij.
Martinaj është shpallur në kërkim edhe për dosjen “Plumbi i artë” pas dëshmie të Nuredin Dumanit.