Vendosni fjalën kyçe....

Rëndohet gjendja shëndetësore e paraplegjikëve në Elbasan, prej tre ditësh në grevë urie asnjë institucion nuk ka reaguar


Greva e urisë e Paraplegjikëve në Elbasan është futur në ditën e tretë.

Sekretari i Shoqatës Skender Sollaku u shpreh se situata është shumë kritike.

“Kemi tri ditë në grevë urie dhe nuk kemi marrë asnjë kontakt me institucione apo shërbim social. Ne kërkojmë të plotësohen kërkesat tona”, ka thënë Sollaku.

Personat që janë futur në grevë urie janë shoqëruar edhe nga familjarë.

Situata rëndohet ditë pas dite. Kemi probleme me kempin. Përse ndodh kjo. I thasë doktorit përse me ke hequr kempin. Jo më tha, e ka hequr kryeministri. Kam 40 vite që djalin e shoh të shtrirë e laj si bebe. I bëj thirrje Edi Ramës dhe atij eprorit tek Kempi që të na vijë. Edi Rama të vijë të na  takojë, të më takojë si nënë, të shohë fëmijën, nëse nuk i takon ia paguaj unë paratë që kanë dhënë”, tha një familjare për News 24.